Zhdukja e Eglant Koçit, Karamuço: Hetimet po ecin në disa pista, po verifikohet edhe lidhja me Bitcoin

Publikuar me datë:

Vazhdojnë të mbetet mister nga ana e policisë rrethanat dhe arsyeja e zhdukjes së 34-vjeçari Eglant Koçi.

Sipas policisë, ai është parë për herë të fundit në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”, ku dyshohet se është marrë peng, në rrethana ende të paqarta nga shtetasit, Armand Shakaj, 41-vjeç dhe Enea Zyferi 25-vjeç.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, u shpreh se grupi hetimor po tregohet i kujdesshëm në komunikimin e informacionit, ndërsa puna në terren po vijon.

Sipas tij, kamerat e sigurisë kanë ndihmuar në identifikimin e lëvizjeve të personave të përfshirë dhe në orientimin e kontrolleve të kryera nga policia.

Karamuço theksoi se ende nuk ka të dhëna konkrete për fatin e 34-vjeçarit, ndaj nuk mund të flitet përfundimisht për një viktimë.

Ai shtoi se hetuesit po shqyrtojnë disa pista, përfshirë konflikte të mundshme, detyrime financiare apo aktivitetin e mëparshëm të personave të përfshirë në tregtimin e kriptomonedhave, veçanërisht Bitcoin.

“Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të. Kemi një person të arrestuar dhe një tjetër në kërkim, por hetimet janë në zhvillim. Kamerat e sigurisë duket se kanë luajtur rol në orientimin e kontrolleve. Po verifikohen të gjitha mundësitë, nga një konflikt i çastit deri te çështje që mund të lidhen me aktivitetin e tyre si kambistë të Bitcoin apo me borxhe të mundshme”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...