Zgjedhjet për kreun e PD-së, sot skadon afati për kandidaturat

Publikuar me datë:

Mesditën e kësaj të enjte përfundon afati për kandidaturat për kryetarin e Partisë Demokratike.

Sali Berisha është kandidati i vetëm që ka shprehur interesin për të drejtuar PD-në edhe për katër vitet e ardhshme.

Ai është gjithashtu kandidati i vetëm i konfirmuar, pasi ish-deputeti Ervin Salianji është përjashtuar nga partia dhe nuk ka të drejtë të kandidojë.

Dokumentet për kandidim duhet të dorëzohen deri në orën 12:00.

Zgjedhjet për kryetarin e PD do të zhvillohen më 23 maj, dhe Berisha pritet të kërkojë besimin e demokratëve për udhëheqjen e partisë për katër vitet e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...