Rikthehen reshjet e shiut, si parashikohet moti për ditën e sotme

Publikuar me datë:

Moti sot  pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë prezente pothuajse në të gjitha qarqet, me intensitet të ndryshëm.

Në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata. Ndërkohë, në qarqet e tjera të vendit reshjet do të jenë kryesisht të dobëta. Në zonat verilindore, veçanërisht në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të marrin formën e dëborës, duke rikthyer përkohësisht karakteristika dimërore në këto zona.

Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten relativisht të freskëta për këtë periudhë. Në zonat bregdetare temperaturat pritet të luhaten nga 12 deri në 17 gradë Celsius. Në zonat e ulëta, temperaturat minimale do të zbresin deri në 9 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius. Në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, duke variojnë nga 4 deri në 15 gradë Celsius. Era në zonat bregdetare, do të forcohet duke arritur intensitet mesatar deri të fortë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...