Zgjatet orari i vizitave në Kalanë e Rozafës, ja arsyeja e veçantë

Publikuar me datë:

Kalaja e Rozafës do të pranojë vizitorët deri në orën 20:00 gjatë këtij sezoni turistik, duke ofruar mundësinë për të përjetuar një nga peizazhet më mahnitëse të Shkodrës.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër njoftoi se zgjatja e orarit të vizitave është vendosur për t’u mundësuar turistëve dhe banorëve që të shijojnë perëndimin e diellit mbi Liqenin e Shkodrës nga Kalaja e Rozafës.

Sipas këtij institucioni, në ato momente kalaja nuk funksionon vetëm si një monument historik, por shndërrohet në një pikë të veçantë panoramike, nga e cila Shkodra shfaqet në gjithë shkëlqimin e saj.

DRTK Shkodër fton të gjithë ata që vizitojnë këtë vend të përjetojnë këtë përvojë, duke e cilësuar si një rast unik që e bën edhe më tërheqëse vizitën në këtë monument simbolik të qytetit.

Njoftimi i plotë i DRTK Shkodër:

Kur vendosëm zgjatjen e orarit të vizitave deri në ⏰️ orën 20:00 këtë sezon, kishim në mendje pikërisht këtë moment: perëndimin e diellit mbi Liqenin e Shkodrës, parë nga Kalaja Rozafa. 🌅 Ka çaste kur kalaja nuk është vetëm një monument historie, por një ballkon i rrallë nga ku Shkodra shfaqet në gjithë bukurinë e saj. E keni përjetuar edhe ju këtë moment magjik?

Kur vendosëm zgjatjen e orarit të vizitave deri në ⏰️ orën 20:00 këtë sezon, kishim në mendje pikërisht këtë moment: perëndimin e diellit mbi Liqenin e Shkodrës, parë nga Kalaja Rozafa. 🌅

Ka çaste kur kalaja nuk është vetëm një monument historie, por një ballkon i rrallë nga ku Shkodra shfaqet në gjithë bukurinë e saj.

E keni përjetuar edhe ju këtë moment magjik?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

8 viktima/ Përshkallëzohet konflikti, SHBA-të bombardojnë Iranin

Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit...

Itali/ Goditet banda e hajdutëve shqiptarë, 5 të arrestuar

Policia italiane ka çmontuar një bandë ‘skifterësh’ shqiptarë që...

Korfuz/ Tejkaloi kapacitetin e pasagjerëve, arrestohet kapiteni shqiptar i tragetit

Oficerët e Autoritetit Qendror Portual të Korfuzit në Greqi...

Zjarr në Novoselë të Vlorës, flakët përfshijnë barishte dhe pemë

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e fshatit...