36 vite pa asnjë gjurmë/ Familja e Sadetin Sharkiqit kërkon shpalljen zyrtare të vdekjes!

Publikuar me datë:

Kaluar 36 vjet që kur Sadetin Sharkiqi, një 25-vjeçar nga Shkodra, u arratis nga Shqipëria moniste, ai e pati të vështirë të gjejë një jetë më të mirë në botën e lirë. Më 1 tetor 1990, ai dhe një mik i tij u nisën drejt Malit të Zi, duke kaluar përmes Liqenit të Shkodrës, në një nga episodet më dramatike të arratisjeve nga regjimi komunist.

Që atëherë, nuk ka pasur asnjë informacion për Sadetin Sharkiqin. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera nga familjarët e tij gjatë viteve, institucioneve dhe çdo përpjekjeje tjetër për të zbuluar fatin e tij, ai vazhdon të ketë statusin e një personi të zhdukur.

Dhimbja më e madhe e kësaj historie e ka prekur thellësisht familjen, e cila, për më shumë se 30 vjet, ka jetuar mes shpresës dhe pasigurisë. Motra e tij, e cila nuk ka pushuar asnjëherë së kërkuari të vëllanë, shprehet se pas 36 vjetësh nuk ka mbetur asnjë shpresë për të besuar se ai është gjallë. Ajo thekson se shpallja zyrtare e vdekjes është më shumë se një procedurë ligjore; është një nevojë e domosdoshme për t’i dhënë fund një pritjeje të pafund dhe për të mbyllur një plagë që ka mbetur e hapur për dekada.

Sidoqoftë, edhe pas kalimit të më shumë se tri dekadave nga zhdukja e tij, Sadetin Sharkiqi ende nuk ka marrë një shpallje zyrtare vdekjesh, sipas legjislacionit shqiptar për personat e zhdukur.

Siç përshkruan Kodi Civil, kur nuk ka asnjë informacion për një person për të paktën 10 vjet nga dita e lajmit të fundit, të afërmit ose ata të interesuar kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës për shpalljen e tij të vdekur. Në rastet e zhdukjes që ndodhin nën rrethana të rrezikshme për jetën, siç ishin arratisjet apo kalimet e paligjshme të kufirit në fillim të viteve ‘90, procedurat ligjore mund të ndiqen edhe brenda një periudhe më të shkurtër.

Historia e Sadetin Sharkiqit vazhdon të jetë një nga shumë plagët e hapura të fundit të regjimit komunist, kur qindra shqiptarë rrezikuan jetën për të gjetur lirinë, ndërsa shumë familje vazhdojnë të jetojnë sot pa një përgjigje për fatin e të dashurve të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related