Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një sulm masiv

Publikuar me datë:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është takuar me ministrin e Jashtëm, Andrii Sybiha.

Gjatë takimit, Zelensky tha se Ukraina ka të dhëna të inteligjencës që tregojnë se Rusia po përgatitet për një “sulm të ri masiv”.

“Është e rëndësishme që të gjithë partnerët tanë të dinë se çfarë po ndodh dhe që Rusia të vazhdojë të mbështetet te raketat dhe lufta e mëtejshme, jo te hapat diplomatikë. Kjo do të thotë se nevojitet presion shtesë me sanksione ndaj Rusisë dhe se zbatimi i marrëveshjeve tona të mbrojtjes ajrore me partnerët nuk mund të vonohet”, u shpreh ai.

Më herët, Zelensky u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Kongresit amerikan, duke paralajmëruar se vendi i tij ka nevojë jetike për sisteme shtesë raketore Patriotë, sepse Rusia po i rrit sulmet me raketa balistike ndaj qyteteve ukrainase.

Në një letër pesëfaqësh, të dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kongres, Zelensky tha se aftësia e Ukrainës për t‘i mbrojtur civilët tani varet kryesisht nga sistemet Patriotë të prodhuara në SHBA, duke i përshkruar raketat balistike si një nga përparësitë kryesore që i kanë mbetur Moskës në fushën e betejës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...