Një aksion masiv nga SPAK ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, duke nxjerrë në pah një rrjet të gjerë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh, si dhe individësh privatë, të akuzuar për tjetërsimin e pronave me anë të dokumenteve të falsifikuara.
Gjykata ka miratuar 12 masa sigurie, që përfshijnë “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Kjo operacion ka rezultuar në ekzekutimin e këtyre masave ndaj individëve që dyshohet se kanë bashkëpunuar për të transferuar në mënyrë të paligjshme sipërfaqe të konsiderueshme toke shtetërore në duar private.
Pronat e përfituara përmes falsifikimit janë vënë nën sekuestro nga autoritetet.
Lista e plotë:
Ramazan Sheshi – arrest me burg – i akuzuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Adrian Kona – arrest me burg, i akuzuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Bledar Zerba – arrest me burg, i akuzuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Rovin Zeqja – arrest me burg, i akuzuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Shaqir Sheshi – arrest në shtëpi, i akuzuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Viktor Mataj – arrest në shtëpi, i akuzuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Arianit Mataj – arrest në shtëpi, i akuzuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Besnik Xhafa – arrest në shtëpi, i akuzuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Fiqeret Xhafa – detyrim për t’u paraqitur, i akuzuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Jonida Mergeja – detyrim për t’u paraqitur, e dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Leandro Dervishi – detyrim për t’u paraqitur, i dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Artur Çobani – detyrim për t’u paraqitur, i dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

