Zbulim i ri arkeologjik në Qesarat, mozaiku del në dritë gjatë gërmimeve në Memaliaj

Publikuar me datë:

Një mozaik i ri është zbuluar kohët e fundit nga arkeologët në Qesarat të Memaliajt, një zonë që prej vitesh ka ofruar dëshmi të një vendbanimi antik.

Zbulimi u arrit gjatë gërmimeve të kryera nga Instituti i Arkeologjisë i Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Barit në Itali.

Gjatë eksplorimeve në mbetjet e një ndërtese që, sipas specialistëve, daton në shekullin e IV-të të periudhës romake, janë gjetur disa dhoma me dysheme mozaiku të stolisura me motive gjeometrike, figura njerëzore dhe fragmente të pikturave murale. Këto elemente ofrojnë një vështrim të ri mbi jetën në këtë rajon shekuj më parë.

Nuk është hera e parë që Qesarati tërheq vëmendjen e arkeologëve me zbulime të tilla.

Dëshmi për jetesën antike në këtë zonë janë regjistruar që nga viti 1936. Në dekadat në vijim, janë zbuluar furra për pjekje, objekte qeramike, skulptura, hapësira banimi dhe mozaikë, duke pasuruar njohuritë për një territor që ende ruan shumë të fshehta të historisë së tij.

Një nga mozaikët më të hershëm u gjet në mënyrë të rastësishme gjatë viteve ’80, teksa punohej toka për bujqësi. Megjithatë, zbulimi i asaj kohe mbeti i pa dokumentuar. Mozaiku u mbulua përsëri dhe sot, përveç rrëfimeve që ekzistonte, mungojnë fotografitë ose të dhëna të sakta për pamjen apo vendndodhjen e tij.

Lind pyetja nëse dhe si mund të ruhen këto pasuri arkeologjike dhe nëse Qesarati mund të transformohet në një destinacion të hapur për vizitorët.

Për ekipin italian të përfshirë në kërkime, ajo që po zbulohet aktualisht në Qesarat është vetëm një fragment i një historie shumë më të gjerë.

Aktualisht, arkeologët janë të përqendruar në vetëm një sektor të kësaj zone, por zbulimet e mëparshme janë bërë në vende të ndryshme. Kjo lë të hapur mundësinë që mbetjet e vendbanimit antik të shtrihen në një territor shumë më të gjerë sesa mendohej deri më tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Erdogan për Netanyahun: Kriminelët e luftës i përkasin gjykatave, jo OKB-së

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar me tone...

Nations League/ Shqipëria përballet me Bjellorusinë, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria dhe Bjellorusia përplasen sonte në një përballje të...