Bangkoku shpallet zonë fatkeqësie, përmbytjet paralizojnë kryeqytetin e Tajlandës

Publikuar me datë:

Kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok, u shpall zyrtarisht zonë e prekur nga fatkeqësia të shtunën, pasi reshjet e mëdha të shiut sollën përmbytje të shumta në të gjithë qytetin. Guvernatori Chadchart Sittipunt njoftoi vendimin në të njëjtën kohë kur agjencia meteorologjike bëri të ditur se stuhitë do të vazhdojnë gjatë fundjavës.

Qindra rrugë kryesore janë të përmbytura, me makina të zhytura pjesërisht dhe qytetarë që ecin nëpër ujëra që arrijnë deri në bel. Sasia e reshjeve në 48 orët e fundit ka kapur rreth 300 mm.

Duke folur rreth situatës, guvernatori Sittipunt theksoi që kriza “përbën rrezik për jetën e njerëzve” dhe rrezikon të shkaktojë dëme si në pronat publike ashtu edhe në ato private. Zonat pranë kanaleve janë goditur më fort.

Për të përballuar emergjencën, ushtria ka vendosur të ngrejë qendra të përkohshme strehimi dhe kuzhina fushore. Administrata Metropolitane e Bangkokut ka caktuar shkolla për të strehuar banorët, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të kufizojnë udhëtimet jo të domosdoshme. Supermarketet janë tejmbushur nga njerëzit që kërkojnë ushqime dhe produkte bazë.

“Jam gjithashtu e shqetësuar, sepse nuk kam siguruar ushqime më parë dhe nuk jam përballur kurrë e vetme me një situatë të tillë, pasi prindërit e mi nuk janë këtu”, tha 19-vjeçarja Sansuk Laowatcharakul.

Të shtunën, autoritetet lëshuan një paralajmërim të menjëhershëm për banorët që qëndrojnë pranë kanaleve, duke i kërkuar të ngrejnë sendet e tyre në vende më të larta. “Para paralajmërimit, nuk e kisha kuptuar sa serioze ishte situata për të menduar të zhvendosesha”, tha banori i Bangkokut, Suppakarn Julavijitphong, teksa nxirrte valixhet jashtë nga një ndërtesë apartamentesh të rrethuar nga uji.

Aeroporti Suvarnabhumi, qendra ajrore kryesore e qytetit, vijon të operojë në normalitet, por autoritetet e turizmit u kanë rekomanduar udhëtarëve të lënë dy deri në tre orë shtesë për udhëtimet e tyre.

Në nëntor, Tajlanda u përball me përmbytjet më të rënda të dekadave të fundit, kur të paktën 145 persona humbën jetën dhe mijëra shtëpi u dëmtuan në provincat jugore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget opsioni ushtarak

Presidenti Donald Trump shprehu të shtunën besimin se Shtetet...

Sulm në Pakistan, të paktën 12 të vrarë dhe 30 të plagosur

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur pas një sulmi vetëvrasës të ndodhur në një pikë kontrolli policore në distriktin Dera Ismail Khan, në provincën Khyber Pakhtunkhëa të Pakistanit. Ngjarja u regjistrua të shtunën pranë Aman Melas, në zonën Darazinda. Sipas autoriteteve lokale, një automjet i mbushur me […]