Zbardhet përplasja me armë në Mamurras, kush është i shumëkërkuari i plagosur /EMRI

Publikuar me datë:

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar këtë të martë, në aksin rrugor Mamurras–Laç, ku pati përplasje me armë zjarri mes efektivëve të policisë dhe dy të rinjve që udhëtonin me automjet.

Sipas njoftimit zyrtar, objektiv i operacionit ishte kapja e Leonard Demës, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Gjykata e Trentos në Itali me 7 vite burg për tentativë vrasjeje.

Policia kishte siguruar informacion mbi vendndodhjen e tij dhe ndërhyri në një karburant në aksin Mamurras–Laç për ta arrestuar. Por, në momentin që ka vënë re praninë e efektivëve, i riu dyshohet se ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke rrezikuar jetën e tyre.

Sipas autoriteteve, edhe personi që e shoqëronte, shtetasi me iniciale Amadeo Fufi, 28 vjeç, ka nxjerrë armë zjarri dhe ua ka drejtuar efektivëve të policisë.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, sipas njoftimit, shërbimet e policisë kanë qëlluar, duke plagosur Leonard Demën. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, 28-vjeçari A.F. është arrestuar nga policia, ndërsa gjatë kontrollit i është sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë që ai posedonte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump premton goditje të ashpër ndaj Iranit pas sulmit me raketa ndaj forcave amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zotuan sot...

Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit. Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga […]

Kretë/ Humbin jetën dy zjarrfikës nga zjarret masive

Dy zjarrfikës kanë gjetur vdekjen në Greqi pasi u...