Xhulian Kapllanaj largohet nga Shiroka, mbrojtësi shkodran transferohet te Bashkimi në Maqedoninë e Veriut

Publikuar me datë:

Qendërmbrojtësi shkodran Xhulian Kapllanaj do ta vijojë karrierën jashtë Shqipërisë. 24-vjeçari është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Bashkimit, skuadër që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Kapllanaj vjen te klubi i ri pas një sezoni të kaluar me Shirokën në Kategorinë e Dytë shqiptare. Tashmë, mbrojtësi ka zgjedhur një sfidë të re, duke iu bashkuar kampionatit maqedonas.

Bashkimi e ka prezantuar afrimin e shkodranit si pjesë të përforcimeve për sezonin 2026-2027. Kapllanaj pritet të jetë një alternativë e rëndësishme në repartin e mbrojtjes, falë fizikut dhe paraqitjeve të tij në qendër të prapavijës.

Ky transferim përbën një mundësi të re për futbollistin shkodran, i cili synon të fitojë më shumë eksperiencë dhe të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij.

Sezoni i ri tashmë ka nisur për Bashkimin, ndërsa Kapllanaj pritet të jetë pjesë e formacionit të skuadrës në ndeshjet e kampionatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Forcat RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Shkozet, aty ku dyshohet se qëndronte Ergys Agasi

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Syri mëson se kontrolle janë kryer dhe në Shkozet të Durrësit. Syri sjell pamje ekskluzive ku […]

Turisti gjerman rrëshqet në terren të thepisur në Habilaj, lokalizohet nga policia

Një turist gjerman ka rrëshqitur në një pjesë të...