Operacioni i SPAK, arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë dhe administratori i Agroturizmit ‘Kodra e kuajve’

Publikuar me datë:

Zbulohen dy emra që u arrestuan në kuadër të operacionit të ndërmarrë sot nga SPAK, një zyrtar policie dhe një biznesmen. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Fatjon Kalluci, shef tek laboratori shkencor i policisë si dhe Embro Sulejmanin, administratorin e një biznesi të njohur në Durrës.

Bëhet fjalë për administratorin e agroturizmit “Kodra e kuajve” në qytetin bregdetar.

Ndërkohë, kontrolle u ushtruan në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Sakaq, masë sigurie ‘arrest shtëpie’ u caktua dhe për kreun e SHISH, Vlora Hysenin, masë e cila nuk është ekzekutuar, pasi zyrtarja ndodhet jashtë vendit për një vizitë zyrtare. Po ashtu kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e ish-kreut të Policisë, Ilir Proda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Forcat RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Shkozet, aty ku dyshohet se qëndronte Ergys Agasi

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Syri mëson se kontrolle janë kryer dhe në Shkozet të Durrësit. Syri sjell pamje ekskluzive ku […]