Xhamia e Tophanës në Shkodër është hapur zyrtarisht për besimtarët myslimanë, pas përfundimit të punimeve dhe një debati të zhvilluar më herët lidhur me projektin e saj.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë besimtarë të shumtë, ndërsa të pranishëm ishin edhe Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, si dhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.
Gjatë fjalës së tij, Myftiu Sytari u ndal te historia e kësaj xhamie, duke theksuar se Xhamia e Tophanës është ndërtuar për herë të parë në vitin 1617.
Sipas tij, kjo zonë dëshmon lashtësinë e qytetit të ri të Shkodrës dhe rëndësinë që komuniteti mysliman ka pasur në këtë pjesë të qytetit prej më shumë se katër shekujsh.
Sytari tha gjithashtu se rreth katër shekuj më parë, në këtë zonë të Shkodrës, ndodheshin rreth 15 xhami.
Ndërtimi i godinës së re është financuar nga fondet e Katarit, ndërsa në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë edhe përfaqësues të këtij vendi.
Xhamia e re pritet të jetë një hapësirë e rëndësishme për besimtarët myslimanë të Tophanës, por edhe për komunitetin e gjerë të Shkodrës.

