Vrau me thikë vëllain pas sherrit për rrugën, gjykata lë në burg Muhamet Rreshkën

Publikuar me datë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka lënë në burg Muhamet Rreshkën, 76-vjeçarin i akuzuar për vrasjen e vëllait të tij, Eqerem Rreshka, në fshatin Agonas të Kavajës.

Në seancën e zhvilluar më 28 qershor, gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ai po hetohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 qershor. Sipas hetimeve paraprake, Eqerem Rreshka ishte kthyer nga ara me një zetor, pasi kishte marrë dengje bari, kur u përball me vëllain e tij. Mes dy vëllezërve nisi një konflikt për kalimin në një rrugë, pasi 76-vjeçari kundërshtonte që ai të kalonte në atë segment.

Debati u përshkallëzua dhe, sipas të dhënave të hetimit, pasi ishte prekur nga zetori gjatë përplasjes, Muhamet Rreshka nxori një thikë dhe goditi disa herë vëllain e tij. Si pasojë e plagëve të marra, Eqerem Rreshka humbi jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas krimit, policia arrestoi autorin e dyshuar dhe sekuestroi thikën e përdorur në ngjarje. Sipas raportimeve, 76-vjeçari, i cili ushtronte edhe detyrën e kryeplakut të fshatit Agonas, ka shprehur pendesë për vrasjen gjatë marrjes në pyetje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...