Grabitet një nga vilat e Andrea Bocellit në Itali, hajdutët marrin 500 mijë euro

Publikuar me datë:

Një nga vilat e tenorit italian Andrea Bocelli në Forte dei Marmi, një prej zonave më luksoze të bregdetit italian, është grabitur, ndërsa dëmi i shkaktuar llogaritet në rreth 500 mijë euro.

Sipas mediave italiane, autorët kanë marrë bizhuteri, ora luksi, çanta të markave të njohura dhe para në dorë. Në momentin e grabitjes, vila nuk ishte e banuar nga familja Bocelli, por ishte dhënë me qira një familjeje amerikane që ndodhej me pushime.

Dyshohet se grabitja ka ndodhur mes orës 21:00 dhe mesnatës, ndërsa hajdutët kanë përfituar nga mungesa e banorëve. Sipas raportimeve, sistemi i alarmit nuk ishte aktivizuar, ndërsa karabinierët po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.

Nuk është hera e parë që pronat e Andrea Bocellit bien pre e grabitësve. Një tentativë e ngjashme u regjistrua në vitin 2018, ndërsa në vitin 2022 një tjetër vilë e tij u vu sërish në shënjestër të hajdutëve.

Ngjarja vjen në një periudhë kur zona e Versilias po përballet me një rritje të vjedhjeve të sendeve luksoze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

U përfol edhe tek Vllaznia, por mbrojtësi i njohur firmos me Egnatian

Edhe pse gjatë merkatos së verës u raportua se...

15 efektivë të lënduar, drejtori Hita viziton efektivët tek Trauma

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor...