Tragjedi në Qipro/ Motër e vëlla, gjenden të vdekur brenda makinës, arrestohen babai dhe njerka

Publikuar me datë:

Një ngjarje tragjike ka tronditur Qipron, ku dy fëmijë, motër e vëlla, u gjetën të pajetë brenda makinës së babait të tyre, pasi dyshohet se kishin mbetur të bllokuar për disa orë në temperatura tepër të larta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Xylofagou, në zonën e Famagustës, ndërsa hetimet po zhvillohen nga Policia e Bazës Britanike, pasi incidenti ndodhi brenda territorit të saj.

Viktimat janë një vajzë 8-vjeçare dhe një djalë 10-vjeçar me origjinë bullgare, të cilët kishin mbërritur në Qipro në mesin e muajit maj për të kaluar pushimet verore me babanë e tyre, i cili jeton dhe punon në ishull.

Sipas informacioneve paraprake, babai ishte larguar herët në mëngjes për në punë, ndërsa partnerja e tij ishte larguar pak më vonë, duke i lënë fëmijët në banesë. Hetuesit dyshojnë se më pas fëmijët kanë hyrë në automjetin e parkuar pranë pallatit, janë mbyllur brenda dhe nuk kanë mundur të dalin.

Automjeti ndodhej i parkuar në një hapësirë pranë ndërtesës ku banonte babai me partneren e tij. Dyshohet se fëmijët qëndruan për disa orë në makinë, ku temperaturat e larta rezultuan fatale.

Kur u gjetën në orët e pasdites, në trupat e tyre u konstatuan shenja djegieje, që sipas autoriteteve tregojnë ekspozim të zgjatur ndaj vapës ekstreme brenda automjetit. Ekipet e emergjencës thyen xhamat e makinës për t’i nxjerrë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, dy të miturit nuk mundën të shpëtoheshin.

Hetuesit po marrin dëshmi nga banorët e zonës dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Pas tragjedisë, Policia e Bazës Britanike arrestoi babanë e fëmijëve dhe partneren e tij, të cilët po hetohen për neglizhencë të mundshme. Ata pritet të dalin para gjykatës, e cila do të vendosë për masat e mëtejshme ndaj tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka regjistruar sekuestrimin e rreth...

Dy viktima/ Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Michigan

Dy individë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka...

I nxehti nuk kursen as SHBA-në. Mbi 25 milionë persona përballen me temperatura të larta

Miliona qytetarë në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara...