Vrasja e turistit portugez në Ksamil – Shpallet në kërkim pronari i “Principotes”, Bekim Bulica

Publikuar me datë:

Bekim Bulica është shpallur në kërkim nga policia pas vrasjes së turistit Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Bulica rezulton pronar i lokalit “Principotes” ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa autoritetet po hetojnë personat e lidhur me konfliktin dhe rrethanat që pasuan krimin.

Për ekzekutimin e turistit portugez është arrestuar 29-vjeçari Sokrat Vata, i cili u kap disa orë pas ngjarjes në aksin Levan-Fier, i fshehur në bagazhin e një automjeti.

Bulica rezulton pronari në hije i hotelit të njohur në Ksamil, ndërsa në dokumente, pronare figuron nëna e tij, Kade Bulica, 72 vjeçe.

Në kuadër të hetimit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndaluar edhe Moisid Matushajn, specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Matushaj punonte gjithashtu si roje sigurie në të njëjtin grup me Vatën. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që i parapriu vrasjes dhe se ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja.

Emri i Bekim Bulicës është përmendur edhe më herët në materiale hetimore lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave. Autoritetet franceze kishin përcjellë më parë drejt institucioneve shqiptare të dhëna për një rrjet shpërndarjeje kokaine në Paris, me të cilin lidhej emri i Bulicës.

Sipas të njëjtave informacione, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) kishte raportuar më herët pranë institucioneve për aktivitetin e tij, ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kishte nisur verifikime për pastrim parash. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar rolin e tij të plotë dhe të personave të tjerë të implikuar në ngjarjen e Ksamilit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...