Pësoi djegie të rënda në trup pas zjarrit te hotel “Brooklyn” në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për mjekim të specializuar në Turqi

Publikuar me datë:

Pacientja 25-vjeçare, A. D., e cila dy ditë më parë pësoi djegie në rreth 85% të sipërfaqes së trupit, si pasojë e zjarrit të rënë në hotelin “Brooklyn” në Vlorë ku po qëndronte për pushime, është nisur për trajtim të specializuar në Turqi.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave mjekësore dhe administrative nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,ku qëndroi nën kujdes e ekipeve të terapisë intensive pacientja do të vijojë trajtimin e specializuar në një spital në Turqi.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në hotelin “Brooklyn” në zonën e Lungomares në Vlorë.

Sipas policisë, flakët dyshohet se nisën nga djegia e prizës së një frigoriferi në restorantin e hotelit dhe më pas u përhapën në godinë. 6 pushues mbetën të plagosur, 5 prej tyre nga Kosova dhe një nga Rrësheni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...