Vrasja e Martin Canit, Apeli kërkon raport psikologjik për autorin dhe të plagosurin Luis Meçe

Publikuar me datë:

Gjykata e Apelit ka vendosur të rikthejë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor në lidhje me vrasjen e Martin Canit, duke kërkuar përgatitjen e një raporti psikologjik për autorin e dyshuar të ngjarjes, Mario Përlleshaj, si dhe për të plagosurin Luis Mecja.

Sipas vendimit, janë caktuar dy psikologe të cilat do të hartojnë raportin psikologjik pasi të kenë zhvilluar kontakt dhe vlerësim me të miturit e përfshirë në çështje.

Ky veprim vjen si pjesë e rivlerësimit të rrethanave të ngjarjes dhe gjendjes psikologjike të të përfshirëve në dosje.

Seanca e radhës është caktuar për më 1 korrik, ku pritet të paraqiten rezultatet e ekspertizës dhe të vijojë shqyrtimi i çështjes.

Kujtojmë se autori është dënuar me 16 vite burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka regjistruar sekuestrimin e rreth...

Dy viktima/ Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Michigan

Dy individë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka...

I nxehti nuk kursen as SHBA-në. Mbi 25 milionë persona përballen me temperatura të larta

Miliona qytetarë në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara...