Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

Publikuar me datë:

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Mario Përlleshajn, i cili u dënua me 16 vite burg për vrasjen e Martin Canit dhe për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj të miturit tjetër, Luis Meçe. Shqyrtimi në Apel u bë pas ankimit të mbrojtjes së të miturit që kundërshtoi dënimin.

15-vjeçari Mario Përlleshaj u shpall fajtor nga gjyqtarja e Gjykatës Penale, Marinela Osmani, për dy vepra penale: vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Martin Canit dhe vrasje të mbetur në tentativë ndaj shokut të viktimës, Luis Meçe.

Për të dyja akuzat, Përlleshaj u dënua me 22 vite burgim. Duke marrë në konsideratë parashikimet e Kodit Penal të Drejtësisë për të Miturit, si edhe për shkak të bashkimit të dënimeve, ai u dënua përfundimisht me 16 vite heqje lirie.

Martin Cani mbeti i vrarë me thikë nga Mario Përlleshaj pas një sherri për motive banale, pak metra larg shkollës “Fan Noli”. Në konflikt u përfshinë edhe të mitur të tjerë, ndërsa i plagosur mbeti edhe Luis Meçe.

Prokurorja Alma Felaj, në pretencën e saj, kishte kërkuar dënimin me 25 vite burg për Mario Përlleshajn, por ky dënim reduktohej në 12 vite e 6 muaj, në zbatim të parashikimeve të Kodit Penal për të Miturit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK “mban dorën” ndaj Belinda Ballukut

Prej një muaji e gjysmë shqiptarët janë ngritur në...

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë

Një i paraburgosur ka humbur jetën këtë të martë në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës. Viktima është një shtetas 50-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili, sipas të dhënave paraprake, është ndjerë keq brenda ambienteve të institucionit. Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por mjekët kanë konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete. […]

Arsyeja se përse femrat vuajnë më shumë nga temperaturat e larta

Të lodhura, me marramendje, irritim, fryrje dhe rraskapitje. Këto...