Vrasja dhe zhdukja e Eglant Koçit, çfarë e tradhtoi Armand Shakajn?

Publikuar me datë:

Pas ekzekutimit të Eglant Koçit me plumb në kokë më 4 qershor në ambientet e tij pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, Armand Shakaj realizoi më 5 qershor një plan të detajuar për të fshehur trupin e viktimës, veprim që tregon një ftohtësi dhe një metikulozitet të frikshëm.

Shakaj e ngarkoi trupin e pajetë të Koçit në automjetin e tij “Porsche” dhe e dërgoi atë me karrotrec në fshatin Ibë, duke e maskuar këtë veprim si dërgim për servis. Ai i tha drejtuesit të karrotrecit se kishte probleme me automjetin.

Pas kësaj, ai vazhdoi udhëtimin nga Ibë drejt fshatit Cërrujë, një zonë që ai e njihte mirë nga vizitat e shpeshta për aktivitete me motora. Kjo njihet edhe nga itinerari i ndjekur, pasi ai përdori rrugë të njohura vetëm për vendasit.

Shakaj zgjodhi një itinerar që kalonte përmes fshatit Mollagjesh, duke vazhduar në Funar e më pas duke u futur në pyll për të arritur në Cërrojë. Ai nuk u ndalua as nga terreni i vështirë malor, duke e kaluar më shumë se tre orë e gjysmë për të arritur në Majën e Korrës.

Rrugëtimi në këtë territor kërkonte njohuri të thellë, por Armand Shakaj e realizoi planin e tij të krimit deri në fund, duke arritur me makinë në pikën më të lartë, në Majën e Korrës.

Atje, ai nxori trupin e Koçit nga automjeti dhe e hodhi në pyll, në një zonë ku besonte se askush nuk do të mund ta gjente atë. “Pas shpinës time ndodhet humnera, ku 41-vjeçari Armand Shakaj hodhi trupin e mikut të tij, Eglant Koçi,” theksoi ai.

Ekspertët e kriminologjisë vënë në dukje se nuk ekziston një krim pa gjurmë dhe se gjithmonë do të mbetet një provë e dytë në këto raste.

Shakajn e zbuloi telefoni i tij celular, pasi, përkundër faktit se e kishte hedhur më vonë, policia arriti të përcaktojë vendndodhjen e fundit të tij përmes një pajisjeje IMSI Chatcher.

Për më tepër, hetuesit morën informacione nga burime operative se automjeti i Shakajt ishte parë nga barinjtë që kalonte në fshatrat Mollagjesh, Funar dhe Cërrojë.

Si rezultat, kërkimet u përqendruan në këtë zonë, ku policia qëndroi për rreth 10 ditë duke kryer kontrolle nga toka dhe ajri. Ky përpjekje përfundoi kur droni zbuloi një trup në Majën e Korrës, e cila i përkiste Eglant Koçit.

Pasi hodhi trupin e Koçit, Shakaj ndjeki një itinerar të ndryshëm për t’u larguar, duke kaluar përmes fshatit Funar dhe duke shkuar në fshatrat Bixëlle, Balëz dhe Bradashesh, për të mbërritur më pas në Tiranë.

Pasi arriti në Tiranë, për ironi, ai u thirr për të dhënë dëshmi në komisariatin nr.2, pasi pas verifikimit të të dhënave telefonike të Eglant Koçit, rezultoi se Shakaj ishte personi i fundit që kishte komunikuar me të.

Gjatë marrjes në pyetje, Shakaj ofroi një version të rremë, duke pretenduar se nuk kishte dijeni për fatin e mikut të tij. Madje, pasi u lirua nga policia, ai takoi shokët dhe familjarët e Eglant Koçit, duke u shprehur se ishte shumë i shqetësuar dhe se kur ai të kthehej, t’i thonin që ta telefononte se kishte merak.

Dy ditë më vonë, pas një hetimi të kujdesshëm, policia arriti në përfundimin se Shakaj, që shprehte merak për mikun e tij, ishte në të vërtetë autori i vrasjes dhe zhdukjes së trupit.

Nga A2 CNN

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Treni i metrosë del nga shinat në Stamboll, tre persona të plagosur

Një ngjarje e rëndësishme ndodhi në rrjetin e metrosë...

Italia dhe Spanja ‘përplasje’ për çështjen e emigrantëve

Në një analizë më të thellë të qeverisjes, është...