Vodhën bizhuteri me vlerë 700 mijë lekë, pamjet nga grabitja te argjendaria në Kamëz

Publikuar me datë:

Panorama Online ka siguruar pamjet nga grabitja te argjendaria në Kamëz të shtunën e kaluar.

Një argjendari në Kamëz u grabit të shtunën nga dy persona të maskuar, njëri prej të cilëve ishte i armatosur me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, kur autorët hynë në argjendarinë në pronësi të shtetasit O.L. dhe morën një sasi bizhuterish me vlerë. Më pas ata u larguan me motor.

Nga hetimet paraprake rezulton se grabitësit lëvizën drejt zonës së Zall Herrit. Kamerat e sigurisë kanë filmuar itinerarin e tyre, ndërsa në një moment autorët janë rrëzuar me motor, por kanë arritur të largohen sërish.

Vlera e bizhuterive të vjedhura arrin rreth 700 mijë lekë.

Policia ka shoqëruar disa persona me precedentë penalë për verifikime, por deri tani autorët nuk janë identifikuar./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...