Një përplasje për çështje pronësie mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës ka çuar në arrestimin e një 47-vjeçari, që akuzohet se ka kërcënuar vëllain e tij me armë zjarri.
Menjëherë pas kallëzimit, forcat e policisë ndërhynë dhe arritën të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
Policia arrestoi shtetasin J. T., 47 vjeç, i njohur më herët edhe për precedent penal lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë operacionit u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, dy krehra si dhe 30 fishekë.
Referuar të dhënave të para të hetimit, konflikti ka pasur si shkak mosmarrëveshje pronësie, ndërkohë që i arrestuari akuzohet se ka kërcënuar vëllanë e tij me armë.

