Vllaznia zyrtarizon Rijad Kobiljarin, mesfushori firmos për sezonin 2026-2027

Publikuar me datë:

Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato, duke prezantuar mesfushorin boshnjak Rijad Kobiljar. Lojtari do të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu për sezonin 2026-2027.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi shkodran i ka uruar mirëseardhjen futbollistit, duke theksuar se eksperienca dhe cilësitë e tij në repartin e mesfushës pritet të forcojnë ekipin në arritjen e objektivave për sezonin e ri.

“Mirë se erdhe në familjen e Vllaznisë”, shkruan klubi kuqeblu në mesazhin e tij të mirëseardhjes për mesfushorin.

Kobiljar vjen si një nga afrimet e rëndësishme të Vllaznisë në prag të sezonit të ri, teksa drejtuesit vijojnë të ndërtojnë një skuadër konkurruese për objektivat në kampionat dhe në arenën ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related