Vllaznia në futbollin e femrave ka prezantuar këtë të premte 12 lojtaret e reja të afruara gjatë merkatos së verës, me synimin për të përforcuar skuadrën në prag të aventurës europiane në Champions League.
Presidenti i klubit shkodran, Lazër Matija, në një prononcim për mediat u shpreh se me grupin aktual, Vllaznia është e kompletuar dhe gati për sfidat që e presin.
Një prej afrimeve të reja është portierja Antigona Hyska, e cila deklaroi se është një privilegj të jetë pjesë e Vllaznisë dhe të japë kontributin e saj për këtë fanellë.
Kampionet e Shqipërisë do të përballen në raundin e Champions League me skuadrën sllovake Spartak Myjava. Takimi do të zhvillohet më 5 gusht, në orën 20:30, në stadiumin “Paphos” të Qipros.

