Prefektura e Shkodrës mbledh Komisionin e Mbrojtjes Civile, në fokus situata e zjarreve dhe koordinimi i masave

Publikuar me datë:

Prefektura e Shkodrës zhvilloi mbledhjen e radhës të Komisionit të Mbrojtjes Civile, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse, për të vlerësuar situatën e zjarreve në territorin e qarkut dhe për të koordinuar masat në këtë periudhë me risk të lartë.

Sipas njoftimit të Prefekturës, gjatë takimit u analizuan situatat e konstatuara në terren, niveli i gatishmërisë së strukturave operacionale, si dhe masat për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me synim reagimin sa më të shpejtë dhe efektiv ndaj çdo emergjence.

Në fokus të mbledhjes ishin angazhimi i plotë i kapaciteteve operacionale, monitorimi dhe paralajmërimi i hershëm, bashkëpunimi me Policinë e Shtetit për evidentimin dhe ndjekjen e rasteve të zjarrvënieve të qëllimshme, si dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Prefektura thekson se vetëm përmes koordinimit ndërinstitucional, përgjegjësisë së strukturave përkatëse dhe bashkëpunimit me qytetarët mund të mbrohen jeta, prona dhe pasuritë natyrore të Qarkut Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Lazarat, fakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në fshatin Lazarat të...

Gaza/ Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite

Që prej fillimit të luftës në tetor 2023, të paktën 73,919 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, njofton Ministria e Shëndetësisë në këtë zonë. Sipas të njëjtës ministri, numri i të plagosurve ka arritur në 174,977 persona që nga shpërthimi i konfliktit. Gjatë 24 orëve të fundit, spitalet e Gazës kanë pranuar trupat e […]

Aksident fatal në Lezhë, 50-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet me motomjet

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e...

Kinë/ Njerëzit shesin fytyrën për dramat dhe reklamat e krijuara me AI

Një fenomen i ri po shfaqet në Kinë, ku individët po licencojnë imazhin dhe fytyrën e tyre për përdorime të ndryshme në drama, reklama dhe videolojëra të prodhuara me ndihmën e inteligjencës artificiale. Sipas burimeve, vlera e disa prej këtyre marrëveshjeve për përdorimin e fytyrës mund të shkojë deri në 1.4 milionë juanë (180 mijë […]