Vllaznia luan sot kundër nënkampiones së Sllovenisë

Publikuar me datë:

Vllaznia do të zbresë edhe pasditen e sotme në fushën e stadiumit të kampingut slloven ku është duke zhvilluar fazën përgatitore, për të zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore. Këtë herë ajo do të ndeshet me skuadrën nënkampione të Sllovenisë FC Koper.

Miqësorja do të nisë në orën 18:00 dhe do t’u shërbejë të dy ekipeve në përgatitjet e tyre për ndeshjet e Conference League ku ato do të marrin pjesë.

Në ndeshjen e sotme pritet që trajneri Martini gradualisht të fillojë të mendojë për të hedhur në fushë formacionin titullar, atë me të cilin mund të luajë në përballjen e pas 12 ditëve ndaj Malishevës.

Kujtojmë që deri tani Vllaznia ka zhvilluar dy ndeshje miqësore. Të parën e humbi 0-4 me sllovenët e Olimpia Ljubjana, ndërsa të dytën e fituan 6-3 ndaj ekipit kroat NK Rudes. Sot do të jetë një test serioz për të parë gjendjen e kuqebluve vetëm pak ditë para sfidës së tyre të parë europiane.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Goditje për Spanjën, mesfushori humbet pjesën e mbetur të Botërorit

Spanja ka pësuar një humbje të rëndësishme në Kupën...

Mes kaosit të çmimeve dhe alarmit për sigurinë, problemet e sezonit turistik

Këtë sezon turistik, qeveria ka implementuar një reformë të...

Zjarr në Vlorë, flakët shumë pranë banesave

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në periferi të...

Ukraina godet fabrikën e armatimeve në Rusi/ Moska vret një person në Sumy

Ukraina ka goditur një objekt industrial të rëndësishëm në...