Vllaznia apo Dinamo City, cili ekip fiton në sfidën e parë të Final 4?

Publikuar me datë:

Mbrëmja e sotme sjell supersfidën e parë të “Final 4” në futbollin shqiptar, aty ku përballë njëra-tjetrës do të zbresin Vllaznia dhe Dinamo City. Takimi do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00 dhe pritet të dhurojë emocione të forta për tifozët e të dy skuadrave.

Dy ekipet vijnë në këtë duel me objektivin e qartë për të hedhur hapin e parë drejt finales, ndërsa statistikat e përballjeve direkte tregojnë një rivalitet të balancuar. Në 6 ndeshjet e fundit mes tyre, Dinamo City ka marrë dy fitore, Vllaznia po ashtu dy, ndërsa dy sfida kanë përfunduar në barazim.

Tifozët pritet të krijojnë atmosferë të zjarrtë në kryeqytet, në një përballje ku çdo detaj mund të bëjë diferencën. Biletat mund të blihen pranë stadiumit dhe online në eBileta.al.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...