Viza amerikane/ Udhëzime të reja nga DASH: Do refuzohen ata që kanë frikë të kthehen në vendin e tyre

Publikuar me datë:

Washington Post raportoi për herë të parë për një kabllogram të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili i udhëzon zyrtarët konsullorë që t’u drejtojnë dy pyetje delikate aplikantëve për viza jo-emigruese.

Ata duhet të pyesin nëse aplikanti ka përjetuar dëmtim ose keqtrajtim në vendin e tij të origjinës apo në vendbanimin e fundit, dhe nëse ka frikë nga keqtrajtimi gjatë kthimit atje.

Sipas gazetës prestigjoze, aplikantët duhet të pohojnë se nuk i druhen keqtrajtimit ne vendin e prigjines, dhe se nuk kanë frikë te kthehen atje, në të kundërt mund të refuzohen. Masa vjen në kohën kur administrata Trump kërkon të kufizojë më tej hyrjen në vend të azilkërkuesve potencialë.

Një zëdhënës i DASH theksoi se zyrtarët konsullorë janë “vija e parë e mbrojtjes për sigurinë kombëtare të SHBA-së” dhe shtoi se departamenti përdor të gjitha mjetet dhe burimet në dispozicion për të përcaktuar nëse një aplikant për vizë përmbush kriteret ligjore amerikane.

Camille Mackler, konsulente për politikat e imigracionit, tha për CNN se direktiva e re mund t`i vendosë njerëzit në situata të vështira, duke i detyruar të bëjnë zgjedhje që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre dhe të familjes. “Gjithashtu, kjo i bën njerëzit të pasigurt për rrugët dhe itineraret e tyre, shtoi ajo. Rregulli i zbatuar për ata që aplikojnë për viza jo-emigruese, përfshijnë vizat për turistët, studentët dhe punëtorët e përkohshëm.

Në janar, Shtetet e Bashkuara e pezulluan përpunimin e vizave të emigracionit për 75 vende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...