Venezuelë/ 11-vjeçari nxirret i gjallë 3 ditë pas tërmetit

Publikuar me datë:

Një nga episodet më emocionale pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën u regjistrua në Carabayeda, ku një djalë i vogël 11-vjeçar u nxorr i gjallë nga rrënojat, tre ditë pas katastrofës.

Fëmija, i njohur si Moises, ishte i bllokuar nën grumbujt e mbetjeve dhe u shpëtua pas një operacioni të gjatë nga ekipet e shpëtimit. Një video e publikuar nga presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, tregon momentin kur punonjësit e shpëtimit e transportojnë 11-vjeçarin në barelë, pas më shumë se 70 orësh tmerri.

“Pak minuta më parë, një djalë 11-vjeçar u shpëtua në Carabayeda. Në këtë moment, çdo jetë është një burim shprese për Venezuelën”, – shkroi Rodriguez në një postim në X.

Në operacionin e shpëtimit morën pjesë edhe anëtarë të ekipit të specializuar USAR Colombia 1, përveç zjarrfikësve nga Bogotá e Kolumbisë, të cilët shkuan në Venezuelë për të ofruar ndihmë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa u ndalur në zonat e prekura nga tërmetet shkatërruese, ndërsa autoritetet shpresojnë se, pavarësisht kalimit të ditëve, ka ende mundësi për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

Sipas informacionit të fundit nga autoritetet, të paktën 1,430 persona kanë humbur jetën, ndërsa 3,238 kanë pësuar lëndime nga tërmetet e fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, të cilat goditën Venezuelën brenda pak sekondash njëra pas tjetrës të mërkurën.

Frika është që numri i viktimave do të rritet ndjeshëm, duke pasur parasysh se fati i më shumë se 50,000 personave mbetet i paqartë. Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i dyfishtë janë ekuivalente me rreth 6% të PBB-së së vendit, që përkthehet në afërsisht 7 miliardë dollarë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diele...

KOMBËTARJA U20 E FEMRAVE NIS PËRGATITJET PËR EUROPIANIN, DY SHKODRANE NË PËRBËRJE

Kombëtarja e femrave U20 në basketboll ka filluar fazën...

Arabi Saudite/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 14 persona

Një helikopter është shpërbërë në Arabinë Saudite, duke rezultuar...