Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diele në rrugën Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë, ku një aksident i trefishtë ka rezultuar me lëndimin e 7 personave.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Autoritetet policore vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota që çuan në këtë incident.
Sot rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë.
Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë menjëherë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe operative për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, njoftoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovë, Vlera Krasniqi.

