Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit për të përballuar pasojat e tërmetit

Publikuar me datë:

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i ka bërë thirrje Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar për kthimin e arit venezuelan që ndodhet në Bankën e Anglisë, duke e shfrytëzuar këtë pasuri për rindërtimin pas dy tërmeteve të ndodhur më 24 qershor.

Rodríguez ka njoftuar se ka vendosur të dërgojë një letër Mbretit të Anglisë, kërkesë për lirimin e arit të depozituar, duke theksuar se ky ar është pronë e popullit venezuelan dhe duhet të përdoret për të adresuar pasojat katastrofike të tërmetit.

Për më tepër, ajo ka kërkuar heqjen e sanksioneve dhe lirimin e burimeve të vendit që janë të bllokuara jashtë, duke theksuar se këto fonde do të kontribuojnë në punësim, arsim dhe shërbime sociale. Rodríguez gjithashtu e ka bërë të ditur se ka biseduar me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të zbllokuar burimet venezuelane që mbahen nga kjo organizatë.

Qeveria e Caracas ka kohë që kërkon kontrollin mbi rezervat e arit që ndodhen në Londër, të cilat janë bërë temë e një mosmarrëveshjeje gjyqësore ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

EMRI/ Aksident me vdekje në aksin Lushnjë–Rrogozhinë

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin...

Temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e hënë, vendi ynë do të vijojë të...

Këmbimi valutor 13 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...

“Redcloud”/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

Nga Boldnews.alParaditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës...