Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, shtohet siguria në Hagë dhe shqiptarët largohen nga Gjykata Speciale

Publikuar me datë:

Policia në Holandë ka forcuar masat e sigurisë përpara ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë, vetëm disa orë përpara se të shpallet vendimi i parë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë vizitës së ekipit të KosovaPress në këtë qytet, forcat policore holandeze ishin të pranishme përpara hyrjes së Gjykatës Speciale dhe iu kërkuan qytetarëve shqiptarë të largohen nga zona.

Njëri prej oficerëve u sqaroi qytetarëve se kishte urdhër nga komanda e tij që askush të mos qëndrojë më gjatë se dy minuta para gjykatës.

“Nëse qëndroni këtu për dy minuta është në rregull, por nëse jo, atëherë duhet të lëvizni andej. Nuk lejohet të qëndroni përpara Tribunalit, duhet të shkoni në atë drejtim. Për informacione, mund ta kontaktoni zëdhënësin e policisë. Nëse doni, mund të shkoni në Malieveld, pasi atje do të mbahet një demonstratë më vonë”, tha polici holandez, sipas KosovaPress.

Seanca ku do të lexohet aktgjykimi i shkallës së parë është parashikuar të nisë nesër në orën 10:00.

Gjykata do të shpallë vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, ish-udhëheqës të UÇK-së, pas një procesi gjyqësor të zgjatur në Hagë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related