Vendimi – Kërkoi rikthimin në detyrë, Apeli i GJKKO lë në fuqi pafajësinë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që ka shpallur të pafajshëm ish-gjyqtarin Shkëlzen Selimi.

Ky i fundit ishte shpallur i pafajshëm edhe nga shkalla e parë, ndërsa SPAK ankimoi çështjen në apel.

NJOFTIMI I APELIT TE GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Dhimitër Lara (anëtar), sot më 28.04.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 12/77 akti, datë 24.12.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 48, datë 07.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka deklaruar të pafajshëm të pandehurin Sh.S dhe vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 48, datë 07.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. – Shpenzimet gjyqësore edhe për gjykimin në apel mbeten siç janë kryer. U shpall në Tiranë, më datë 28.04.2026.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

OKB ngre alarmin: 28.8 milionë persona në Kongo vuajnë nga pasiguria ushqimore

Mbi 28 milionë persona në Republikën Demokratike të Kongos...

Nga rrëmbimi për tenderat e AKSHI-t te kërcënimet me vdekje, Gerond Meçe rrëfen shantazhin: “Do të vrasim ty dhe familjarët e tu”!

Në emisionin “Në Shënjeshtër” u trajtua rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe, administrator i kompanisë “Advanced Business Solutions ABS”, i cili pretendon se u mor peng më 12 gusht 2025 nga persona të maskuar si efektivë të Policisë dhe të BKH-së. Sipas dëshmisë së tij, ai u dërgua drejt zonës së Krrabës, u kërcënua dhe u […]