‘Plumbi i Artë’/ I dënuari me burgim të përjetshëm: Alibej pagoi 3 mln euro për statusin e bashkëpunëtorit

Publikuar me datë:

Zhvillime të reja janë regjistruar në seancën gjyqësore për dosjen ‘Plumbi i Artë’, ku i dënuari me burgim të përjetshëm, Xhuljano Hoxha, ka dëshmuar para Gjykatës së Posaçme, duke hedhur akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erjon Alibej. Gjatë dëshmisë së tij, Hoxha deklaroi se në provat e paraqitura nga SPAK dhe në dëshmitë e Alibejt nuk ka asnjë fakt apo bisedë që e implikon në vrasjen e Bujar Çelës. Ai pretendoi se Alibej i ka thënë se ka paguar 3 milionë euro për të përfituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, si dhe për t’i hequr këtë status një personi tjetër.

Hoxha shtoi gjithashtu se është në dijeni të urdhërave të dhëna nga Alibej për vrasje të tjera, ndërsa mohoi përfshirjen e tij në krime të tilla, duke pranuar vetëm djegien e disa automjeteve, për të cilën tha se ka dhënë dëshmi edhe më herët.

Hoxha: Në deklarimet e Erjon Alibej dhe provat e SPAK nuk ka asnjë provë as bisedë që kam marrë pjesë tek vrasja e Bujar Çelës. Erjon Alibej me ka thënë qe kam paguar 3 mln euro që të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe që t’ia heqin statusin Henrik Hoxhajt. Alibej me ka thënë që ishalla s’del ky. Jam në dijeni që Alibej ka urdhëruar Nuredin Dumanin për të vrarë Oti Kilën dhe ka qenë biseda kur kemi qenë në garazhd. Nuk kam lidhje unë me vrasje, po e pranoj që kam bërë djegien e makinave të Oti Kilës ku kam dhënë dëshmi edhe para pak ditësh. E nderuar gjykatë kam shumë për të thënë dhe ti tregoj në ditët nëme vijim.

Në të njëjtën seancë, po pyeten edhe dy të pandehur të tjerë, Albert Pashaj, i akuzuar për “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë, dhe Gentian Sharra, i akuzuar për “vjedhje me dhunë”.

Ky i fundit, në deklarimin e tij para gjykatës, mohoi kategorikisht akuzat, duke theksuar se është një biznesmen me disa aktivitete dhe se ka respektuar gjithmonë ligjin dhe detyrimet fiskale. Ai u shpreh se nuk ka kryer asnjë vjedhje, duke e konsideruar veten të pafajshëm./Raportoi: Fatjon Gjinaj, gazetar i SYRI TV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...