Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama vizitoi Himarën, zonë që u godit nga zjarri gjatë natës së kaluar, duke ndjekur nga afër zhvillimet dhe punën në terren.
Rama u takua me pjesëtarët e Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe të gjitha strukturave të përfshira në menaxhimin e emergjencës, duke i falënderuar për përkushtimin në mbrojtjen e popullsisë dhe pasurisë.
Të gjitha shërbimet u mobilizuan maksimalisht për të përballuar flakët. Gjatë 24 orëve të fundit, 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura kanë qenë të angazhuar në terren. Përveç tyre, ndërhyrja është mbështetur edhe nga helikopterë dhe avionë Air Tractor gjatë ditës së sotme.
Përsa i përket banorëve të prekur, Bashkia e Himarës do të vazhdojë procesin e identifikimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

