Veliaj do qëndrojë në qeli/ SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak që të ishte prezent në mbledhje

Publikuar me datë:

SPAK refuzon kërkesën e këshillit bashkiak të Tiranës për të qenë i pranishëm kryetari i bashkisë Erion Veliaj në mbledhjen e sotme në orën 15:00.

Refuzimi i SPAK në bazë të ligjit për trajtimin dhe të drejtat e të dënuarve dhe paraburgosurve.

Këshilli bashkiak kërkonte praninë fizike të Veliajt ose mundësinë e lidhjes nga paraburgimi i Durrësit, online përmes videos

Kërkesa e bërë tre ditë më parë

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje/ Kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e 29 shtatorit, e parashikuar të zhvillohet në orën 15:00. Për këtë qëllim, SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u është kërkuar të mundësojnë praninë e tij.  Në shkresë kërkohet që Veliajt t’i jepet leje e përkohshme për të marrë pjesë fizikisht në mbledhje ose, nëse kjo nuk është e mundur, të lidhet online përmes videokonferencës. Sipas kërkesës, pjesëmarrja e kryetarit lidhet edhe me shqyrtimin e çështjeve të administrimit të Tiranës dhe projektligjit për ndarjen administrativo-territoriale. Këshilli kërkon që institucionet të kthejnë përgjigje me shkrim për vendimmarrjen e tyre

“Këshilli Bashkiak do të mblidhet ditën e martë, datë 29 shtator 2026, ora 15:00, në sallën e Këshillit Bashkiak, për shqyrtimin, mes të tjerave, edhe të pikës 11 të rendit të ditës, ku detyrimi për t’u shprehur me një qëndrim zyrtar ndaj projektligjit “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, i takon si Kryetarit të Bashkisë Tiranë, ashtu edhe Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Nisur nga sa është thënë më sipër dhe referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 66, datë 03.11.2025, por edhe duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:

•      lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike,

Ose, nëse kjo nuk është e mundur,

•      mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar).

Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.

Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke patur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak”, thuhet në kërkesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA/ Avioni me 6 persona në bord humb kontaktin pak para mbërritjes në Boston

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi, si në ajër ashtu...

Spanjë/ Humb jetën një person nga përmbytjet

Në qytetin Madrigueras të provincës Albacete në Spanjë, një grua 102-vjeçare vdiq dhe rreth 90 persona u shpëtuan të premten, pasi një përmbytje e befasishme përfshiu zonën. Sipas informacionit të dhënë nga qeveria rajonale, në zonë ranë 142 litra shi për metër katror, çka bëri që autoritetet të ndërmerrnin një operacion të zgjeruar emergjence. Në […]

Korçë/ 6 fëmijë përfundojnë në spital, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht

Gjashtë fëmijë që ndjekin një kopsht në qytetin e...

Mbi 13 mijë lëvizje në kufirin e Shkodrës, mbi 2 mijë turistë hynë në Shqipëri

Fluksi në pikat kufitare të qarkut Shkodër vijon edhe...