Fier/ Bie nga pema gjatë krasitjes, 35-vjeçari pëson fraktura të shumta

Publikuar me datë:

Një burrë 35-vjeçar ka pësuar lëndime ndërsa po kryente punë në banesën e tij në Fier, duke krasitur degët e një peme.

Incidenti u shënua në lagjen “1 Maji”. Sipas informacioneve të para, Andi Sako po kryente punën në një lartësi rreth 6 metra, kur dyshohet se humbi ekuilibrin dhe ra nga lartësia.

Pasi ndodhi aksidenti, të afërmit i ofruan ndihmë të menjëhershme dhe e transportuan drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit me mjet privat, ku po trajtohet nga personeli mjekësor.

Burimet bëjnë të ditur se 35-vjeçari ka marrë fraktura të shumta, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia është duke hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Teatri Migjeni paralajmëron publikun: Pas orës 19:00 nuk lejohet hyrja në sallë

Teatri “Migjeni” në Shkodër ka vendosur një rregull të...

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

Zyrtarët rusë njoftuan se sistemet e votimit ishin objektivi...

Google: IA depërtoi në sistemet e tre kompanive gjatë testit të sigurisë

Google ka pranuar se njësia e saj e inteligjencës...

Borsh/ IKMT prish 4 objekte dhe një strukturë plazhi

Të shtunën, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ndërmorri...