Vazhdojnë përplasjet në Aeroportin e Vlorës. Punonjësit e “2A Group” bllokojnë hyrjen për “Mabco”

Publikuar me datë:

Në kantierin e Aeroportit të Vlorës, tensionet midis punonjësve të dy kompanive që pretendojnë të administrojnë projektin kanë shpërthyer sërish.

Të hënën, punonjësit e “Mabco” të Behgjet Pacollit hynë me forcë në kantier, duke pretenduar se ishin duke zbatuar një vendim të Gjykatës së Lartë. Megjithatë, këtë të mërkurë, hyrja në kantier u bllokua nga kamionët e vendosur nga “2A Group” e Valon Ademit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të ndihmuar në qetësimin e situatës, por ajo nuk ka ndërhyrë, duke u njohur vetëm me pretendimet e palëve të përfshira.

Problemi në lidhje me pronësinë e Aeroportit të Vlorës është përcaktuar nga një vendim që i dha të drejtat kompanisë “Mabco”. Megjithatë, përplasjet dhe pengesat mes dy rivalëve kanë çuar në shkelje të afateve të përcaktuar në kontratën koncesionare për realizimin e këtij projekti.

Në fund të muajit maj, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës u ka dhënë kompanive një afat prej 30 ditësh për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Shkelja e mëtejshme e këtyre afateve mund të sjellë penalitete të rënda, përfshirë edhe mundësinë e prishjes së kontratës. Aktualisht, kanë mbetur vetëm pesë ditë për zgjidhjen e këtyre çështjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Biznesmeni amerikan Elon Musk, i njohur për pronësinë e...

Qytetari për Ballukun: “Kjo ka vjedhur paratë tona! Dorëheqje e pa negociueshme e Ramës!”

Një qytetar, që ndodhej në sheshin Skënderbej, që shërben...

Protestuesi: “Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës! Diaspora së shpejti do ju bashkohet”

Sot, qytetarët organizojnë një protestë të gjerë ndaj kryeministrit,...