Bashkia Malësi e Madhe tërhiqet nga nisma për ndryshimin e emrit të shkollës “At Pal Doda”, Ndrecaj: “Nuk është frikë, por përgjegjësi”

Publikuar me datë:

Bashkia Malësi e Madhe është tërhequr nga nisma për ndryshimin e emrit të shkollës 9-vjeçare “At Pal Doda” në Bratosh, një propozim që kishte shkaktuar reagime dhe debate në komunitet.

Pas këtij zhvillimi ka reaguar nënkryetari i Bashkisë, Sytki Ndrecaj, i cili në një status publik theksoi se tërheqja nga një vendimmarrje nuk është shenjë frike, por një akt reflektimi dhe përgjegjësie ndaj qytetarëve.

“Tërheqja nuk është kurrë shenjë frike. Përkundrazi, ajo mbart peshë reflektimi dhe përgjegjësie për të ruajtur atë që është më themelore, besimin”, shprehet Ndrecaj.

Ndërkohë, kundër kësaj nisme ishte pozicionuar publikisht edhe Partia Socialdemokrate e Malësisë së Madhe. Përmes një deklarate, PSD bëri të ditur se respekton figurën e intelektualit Gjek Marinaj, por është kundër ndryshimit të emrit të shkollës.

Sipas kësaj force politike, emri i shkollës duhet të mbetet ai i At Pal Dodës, fratit françeskan që, sipas deklaratës, u spiunua nga shërbimet serbo-sllave dhe u dënua me vdekje nga regjimi komunist si “prift reaksionar”.

Tërheqja e Bashkisë vjen pas reagimeve të shumta publike dhe kundërshtive të shprehura ndaj propozimit për ndryshimin e emrit të institucionit arsimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Biznesmeni amerikan Elon Musk, i njohur për pronësinë e...

Qytetari për Ballukun: “Kjo ka vjedhur paratë tona! Dorëheqje e pa negociueshme e Ramës!”

Një qytetar, që ndodhej në sheshin Skënderbej, që shërben...

Protestuesi: “Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës! Diaspora së shpejti do ju bashkohet”

Sot, qytetarët organizojnë një protestë të gjerë ndaj kryeministrit,...