Vau i Dejës ka hapur zyrtarisht sezonin turistik, duke prezantuar potencialet që e bëjnë këtë zonë një nga destinacionet më të veçanta të veriut të Shqipërisë. Bukuritë natyrore, investimet e realizuara ndër vite dhe oferta në rritje për turistët pritet të sjellin më shumë vizitorë gjatë sezonit veror.
Kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, u shpreh se këtë vit ka më shumë arsye për të ftuar turistë vendas dhe të huaj të zbulojnë Vaun e Dejës.
Ndërkohë, përfaqësues të institucioneve qendrore vlerësuan rëndësinë që po merr turizmi në këtë zonë, duke theksuar bashkëpunimin institucional dhe mbështetjen ndaj sipërmarrjeve lokale që operojnë në këtë sektor.
Edhe prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda, vuri në dukje potencialin turistik dhe zhvillimin që po njeh zona vitet e fundit.
Me natyrën, aventurën, traditën dhe mikpritjen karakteristike, Vau i Dejës synon të forcojë pozicionin e tij në hartën turistike të Shqipërisë dhe të tërheqë një numër edhe më të madh turistësh gjatë kësaj vere.

