Vapa nxit depresionin, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor

Publikuar me datë:

Efektet e valëve të të nxehtit shkojnë përtej shëndetit fizik, duke prekur edhe atë mendor. Ekspertët theksojnë se temperaturat e larta dhe netët tropikale mund të kontribuojnë në zhvillimin e depresionit sezonal të verës, një formë e ngjashme, por më pak e njohur e depresionit që është e lidhur me stinën.

Një studim i fundit tregon se kjo gjendje ndikon rreth 0.57% të popullsisë botërore, krahasuar me rreth 5% që është norma për depresionin sezonal të dimrit. Simptoma të zakonshme përfshijnë pagjumësi, humbje të oreksit, ankth dhe irritim.

Problemet e shëndetit mendor janë në rritje në mbarë botën. Një analizë e publikuar në revistën The Lancet paraqet se në vitin 2023, rreth 1.2 miliardë njerëz, ose 15% e popullsisë globale, jetojnë me një çrregullim të shëndetit mendor. Sipas të dhënave, krahasuar me vitin 1990, rastet kanë pësuar një rritje prej 95%.

Rritjet më të mëdha janë evidentuar te çrregullimet e ankthit, me 158%, dhe te depresioni madhor, me 131%, duke i klasifikuar ato si çështjet më të përhapura të shëndetit mendor.

Në Rajonin Evropian, 1 në 6 individë, përkatësisht rreth 140 milionë njerëz, përballen me një çrregullim të shëndetit mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm 1 në 3 persona që vuajnë nga depresioni marrin kujdesin e nevojshëm, dhe pas pandemisë COVID-19, rastet e ankthit dhe depresionit te të rinjtë janë rritur me 25%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related