Valixhet me kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë, arrestohet në Rinas 34-vjeçari, procedohen 2 të tjerë

Publikuar me datë:

Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap në flagrancë ndërsa tentonte të trafikonte 46 kg kanabis të fshehura në një valixhe nga Kanadaja drejt Shqipërisë.

Policia ka proceduar penalisht edhe dy shtetas të tjerë, ndërsa ka sekuestruar 89 paketime me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 46 kg, me vlerë tregu rreth 250 000 euro.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, të kryera mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore, finalizuan operacionin policor të koduar “Suitcases”, duke goditur një rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë.

Gjatë operacionit u konstatuan dy valixhe, brenda të cilave ndodheshin 89 paketime të mbyllura me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, në formën e xhelatinës, me peshë totale rreth 46 kilogramë, me vlerë tregu rreth 250 000 euro.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë K. Gj., 34 vjeç, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë A. Gj., 31 vjeçe, dhe L. Sh., 40 vjeçe.

Vijojnë hetimet, me përdorimin e metodave speciale të hetimit, për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një varrezë makinash në Kamëz, tymi mbulon zonën

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të shtune...

E moshuara bie nga autobusi, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e...

Hetimi italian zbardh rrjetin e trafikut të kokainës, në qendër Visi i Pojës

Një hetim i autoriteteve italiane ka nxjerrë në pah...