Valencia/ Goditet rrjteti kriminal, mes spanjollëve të përfshirë dhe një grup shqiptarësh

Publikuar me datë:

Për një rrjet kriminal të përfshirë në kultivimin e marihuanës është ndërmarrë një aksion në provincën e Valencias, duke çmontuar një plantacion të avancuar, në të cilin është identifikuar një grup shqiptar.

Ky operacion ka rezultuar me arrestimin e 14 individëve dhe sekuestrimin e 3,000 bimëve, si dhe disa armëve. Oficerët kanë çmontuar tre ambiente kultivimi të mbyllura, përfshirë një plantacion të madh me teknologji të lartë që përmbante 2,763 bimë në një fazë të avancuar të rritjes. Tre nga të arrestuarit janë dërguar në paraburgim.

Hetimi nisi në muajin janar, pas vëzhgimeve të disa shtetasve shqiptarë, të cilët ishin parë duke mbajtur pajisje për instalime kanabisi në ambiente të mbyllura në Xirivella. Agjentët e Stacionit Lokal të Policisë zbuluan se dyshuarit kishin qenë të hetuar më parë në vitin 2023 nga njësi të tjera policore, dhe kishin zbatuar masa të larta sigurie.

Specifikisht, ata përdornin automjete me qira, të cilat i ndërronin shpesh dhe largoheshin sistematikisht nga vendi. Po ashtu, realizonin udhëtime të shpeshta nga Murcia në Girona për të zgjeruar aktivitetet e tyre dhe për të kërkuar objekte të reja për plantacionet.

Intervenimi i policisë u realizua pas një përplasjeje mes grupeve kriminale, gjatë së cilës janë përdorur armë zjarri, duke rezultuar në një reagim të forcave të Gardës Civile në qytet.

Nëpërmjet mbikëqyrjes dhe monitorimit, u zbulua se grupi shqiptar bashkëpunonte me një grup shtetasish spanjollë, të cilët kishin precedentë të mëparshëm për trafik droge. Sipas autoriteteve, me një organizim të qartë të detyrave, të dy grupet kishin formuar një bashkëpunim kriminal, duke unifikuar burimet, teknologjinë dhe kapitalin e tyre.

Personat e arrestuar janë dërguar përpara gjykatës si të dyshuar për krime kundër shëndetit publik, mashtrime me energjinë elektrike dhe anëtarësim në një grup kriminal. Tre prej tyre kanë marrë urdhër për të mbetur në paraburgim. Njëri nga të arrestuarit ishte në kërkim nga gjykata për një vepër të ngjashme. Nuk ka ende informacione nëse ka shqiptarë mes të ndaluarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Franca lufton me zjarret, flakët i afrohen Parisit

Një valë ekstreme e të nxehtit po godet Europa...

Vengu zbulon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zbuluar...