Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të mërkure, drejtuesit politik të PS-së si dhe ministrat e qeverisë.
Ende nuk ka detaje në lidhje me diskutimet brenda kampit rozë. Ndërkohë takimi zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik, ndërsa protestat qytetare kundër Ramës vijojnë prej më shumë se tre javësh.
Protestuesit kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e tij dhe largimin e qeverisë, kërkesa që janë hedhur poshtë nga Rama, madje ky i fundit i ka denigruar, ofenduar dhe sulmuar virutalisht.
Nuk dihen ende porositë që Rama do tu japë të tijëve, ndërsa kujtojmë se në mbledhjen e fundit të PS-së, sipas raportimeve në media, Rama u është hakërryer deputetëve socialistë, pse këta të fundit nuk i kanë dalë në mbrojtje, në valën e këtyre protestave që kanë kapërcyer edhe kufijtë.

