“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

Publikuar me datë:

Frekuentimi i pishinave apo plazheve gjatë sezonit veror rrisin rrezikun e infeksioneve vaginale tek gratë dhe vajzat.

Mjekja gjinekologe, Eglantina Dema, shpjegon se lagështira është një nga faktorët kryesorë që ndikon në prishjen e balancës natyrale mbrojtëse të organizmit.

Sipas saj, mjediset me lagështirë dhe qëndrimi për kohë të gjatë me rroba banje të lagura mund të favorizojnë shumimin e baktereve dhe shfaqjen e infeksioneve të ndryshme.

Duke qenë se pishinat, plazhi, lagështira bëhet më problematikja dhe shkakton infeksione. Mbrojtja vaginale në mënyrë natyrale ka pjesën e pehashit që duhet të jetë në vlera të caktuara, dhe e gjithë barriera e mukozës ka një mbrojtje natyrale. Në momentin që lagështira bëhet një nga faktorët që dëmton këtë barriere dhe flora bakterale normale, që janë bakteret e mira, që përpiqen të ruajnë pehashin acid, nëpërmjet prishjes së këtyre barrierave, është e kuptueshme që favorizohet rritja e baktereve në mënyrë të pakontrolluar. Baktere që ekzistojnë aty, por kur prishen barrierat ato rriten në mënyrë të pakontrolluar duke shkaktuar ato që në më të shpeshtat janë vaginozat. Të gjithë të kenë kujdes që pishinat të jenë të kontrolluara. Sepse aty është burim i madh infeksioni. Në plazh, edhe sikur të pastra të jenë ujërat, vet lagështira bën këtë prishje të balancave. Ndërrimi i shpeshtë i rrobave të banjës është një nga këshillat që u jap pacienteve, sidomos atyre shtatzënë, apo pacienteve të vogla”, u shpreh Dema në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...