Punimet për ndërtimin e Urës së Re të Bahçallekut në Shkodër po avancojnë, ndërsa në kantier ka nisur vendosja e trarëve, të cilët do të përbëjnë një pjesë të rëndësishme të strukturës së urës.
Montimi i tyre ka filluar të hënën dhe pritet të vijojë përgjatë gjithë javës. Ndërkohë, po punohet edhe për ndërtimin e këmbës së parafundit të urës, një element i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e saj. Siç shpjegon inxhinieri Zef Koçeku, kjo fazë është e lidhur drejtpërdrejt me strukturën mbajtëse të objektit.
Projekti, i financuar nga Ministria e Infrastrukturës, synon të përmirësojë qarkullimin e automjeteve dhe të lehtësojë hyrjen e daljen nga Shkodra, duke forcuar lidhjen mes dy anëve të
Bunës.

