Myftinia Shkodër ka njoftuar zhvillimin e një aktiviteti me karakter kulturor, edukativ dhe fetar, që do të mbahet të shtunën, më 3 tetor 2026, në orën 18:00, në Teatrin “Migjeni”.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Myftinia u ka kërkuar televizioneve të ndihmojnë në informimin e publikut për aktivitetin, duke publikuar njoftimin përkatës në ekranet e tyre, të shoqëruar me posterin e eventit.
Qëllimi është që informacioni mbi këtë veprimtari të përcillet te një numër sa më i madh qytetarësh.
Myftinia Shkodër ka falënderuar mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen në promovimin e aktiviteteve kulturore, edukative dhe fetare.


