Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Hamburgut nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi akademik

Publikuar me datë:

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit dhe forcimit të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.

Rektori i universitetit, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, priti në një takim zyrtar një ekip nga Universiteti i Hamburgut, të kryesuar nga Prof. Dr. Stefan Voigt, në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve akademike.

Marrëveshja synon zhvillimin e kërkimit shkencor të përbashkët, veçanërisht në fushën e Ekonomisë Eksperimentale, si dhe shkëmbimin e materialeve akademike dhe publikimeve shkencore. Po ashtu, bashkëpunimi do të fokusohet në forcimin e dimensionit ndërkombëtar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik të të dy universiteteve.

Përfaqësuesit e dy universiteteve e vlerësuan këtë marrëveshje si një moment të rëndësishëm për zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe rritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Baze: Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit!

Nga Mero BazeTë gjitha arsyetimet e Agron Shehajt për...

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...