Uldedaj triumfon në Londër, boksieri shqiptar mbron titullin kampion IBO

Publikuar me datë:

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka mbrojtur të shtunën në mbrëmje titullin kampion bote të kategorisë IBO në peshën “criuserweight” (pesha deri 93kg). Në stadiumin “OVO Arena Wembley” të Londrës, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve britanikun Austine Nnamdi.

Një fitore disi e vëshfirë por e merituar e boksierit lezhjan, që ishte përgatitur për t’u përballur me një tjetër rival, amerikanin Muhsin Cason. Por, ku i fundit, për arsye shëndetësore u detyrua të tërhiqej pak ditë para sfidës dhe vendin e tij e zuri britaniku Nnamdi.

Gjithsesi, Uldedaj bëri një paraqitje të mirë në ring, duke rivalizuar dhe patur epërsi shumicën e 12 raundeve, duke e merituar fitoren. Për boksierin shqiptar, shifrat janë të jashtëzakonshme: 22 fitore e vetëm 1 humbje në karrierë, kjo është hera e parë që e mbron titullin e fituar tetorin e vitit të kaluar.

Të shumtë tifozët kuqezinj në stadium për të mbështetur boksierin shqiptar, që nuk i zhgënjeu, duke fituar e duke mbrojtur titullin. Një duel ku Uldedaj tregoi edhe një herë karakter dhe grintë në ring, duke u konfirmuar si një nga boksierët më të mirë shqiptarë të momentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...

Studentët e Shkodrës ngrihen nesër në protestë për Zvërnecin e Rrjollin

Studentë të disa degëve universitare të Shkodrës dhe maturantë...